13 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë shkak për aksidente. Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh.
Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Mes tyre është ndaluar edhe një makinë Ferrari pasi ecte me 147 km në rrugë në aksion Tiranë-Durrës.