Ku ndryshon nga kryeministri? Basha: Unë s'kam asnjë lidhje me kriminelët dhe oligarkët...Rama 'po'

7 Nëntor 2019, 18:32

Ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike është Vlora. Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Basha iu përgjigj pyetjes se cili është ndryshimi mes tij dhe kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai listoi një sërë arsyesh, ku ndër më kryesoret theksoi se ai personalisht, por as partia që drejton nuk ka asnjë lidhje me krimin apo kriminelët me qëllim marrjen e pushtetit si dhe nuk kanë asnjë lidhje me oligarkinë.

"Çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vje çare kundër krimint dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është përshembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtettarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.  Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta  çarmatosur oligarkinë nga instrumentat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, si ç kemi edhe hstë një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju", tha Basha.

Megjithatë, duhet theksuar se në një kohë që deklaron se i ka hapur luftë oligarkisë, Basha është vënë ditëve të fundit në qendër të opinionit publik për shkak të zhvendosjes së tij me shtëpi në kompleksin e vilave luksoze të 'Long Hill', i ndërturar pikërisht nga biznesmeni Agron Papuli, i sulmuar nga kryedemokrati si 'oligark i lidhur me Ramën'. Në përgjigjen e tij lidhur me këtë zhvendosje, Basha është mjaftuar duke thënë se është një formë e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij, por asgjë tjetër më shumë.

    No videos found.