Basha reagon për herë të parë për vilën luksoze tek 'oligarku i Ramës'...sheh gënjeshtra kur FAKTET flasin ndryshe (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për zhvendosjen e tij në vilat luksoze në kompleksin "Long Hill", të ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i sulmuar nga kryedemokrati si 'oligark i lidhur me Ramën'. Në përgjigjen e tij, pas ironisë së një grupi të të rinjve korçar që e pritën me banderolën "Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë", Basha tha se e gjitha kjo është një përpjekje e kryeministrit Rama për të larguar vëmendjen nga "skandalet e qeverisë së tij".

"Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një  përpjekje cinike e Edi Rames për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e skandaleve të tij. Nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Jam në një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar gënjeshtrat e qeverisë dhe rrugët e daljes", tha Basha.

Nga Korça, në kuadër të turit të tij "Rrugëtimi për Shqipërinë", Basha tha se "asnjë gënjeshtër nuk mund ta heqë atë nga detyrë".  

Por cila është gënjeshtra?
Fakt është që Basha nuk jeton më në katin katin e 12-të të kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, sepse ka qenë vetë PD-ja që e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke njoftuar se ai tashmë është me qira në një prej vilave të "Long Hill". Ashtu sikurse, fakt është se argumenti që selia blu ka dhënë se shtëpia e tij është dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit është e pavërtetë dhe kjo është vërtetuar edhe në raportin e Instituti të Ndërtimit.  

Vila luksoze ku po jeton Lulzim Basha është në pronësi të Migena Vrapit, e cila ka punuar si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ishte kryebashkiak Basha, nje fakt i publikuar sot nga Gazeta Shqip.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në këtë zonë kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj.

Bandelara e të rinjve korçar për kryedemokratin Lulzim Basha

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TOPI MUTIT FSTMUR MUT MUTI ÇAFAJ: 06/11/2019 11:49

    O lyl po a ke turp ti mor IDJOT. Po ti pse nuk jep përgjigje po vetëm gënjen sa hap gojën. Çfar i quan ti Shqiptarët budallenj si veten tënde. Pty rac debilësh.

    Përgjigju
  • shkurt2014: 06/11/2019 07:02

    luli eshte mashkulli me i ndyre,hajdut,mashtrues,intrigant,zgjuarsia e tije vetem rrena e mashtrimi,ai ka vetem dijet qe permendem me lart,ato te marra nga plaku barbar i vicidolit.Si gjithmone te mbesim me shpresen te SPAk,qe do hetoje kto ndytsira.Tju gjeje vendin qe meritojne,burgun tju marrin parate e pasurite kolosale qe kane vjedhur.Vetem kjo do te ishte zgjidhja te shpetojme nji here e mira nga kta kriminele,qe jane nji nr i madhe.

    Përgjigju
  • Avniu: 05/11/2019 23:59

    Po cfare genjeshtre more mik. Jeton apo jo mos i anashkalo pergjigjet si gjyshi sala

    Përgjigju
  • memento mori: 05/11/2019 22:02

    ke dhene prova qe edhe ti, e ke zhytur doren, tek thesi i tenderave, as ti nuk e meriton te jesh askush e jo me kryeminister. Ne shqipet, ngelem me shprese se do na vij ndonje mrekulli nga qielli. nuk ka per te ardhur asnjehere. thjesht po doli ndonje avni rustem, tju rregulloj punet te gjithve ju vampirave.

    Përgjigju
  • Eri: 05/11/2019 21:25

    Ky paguan 2.4 mije euro ne muaj vetem per vile, e ne jetojme me 0.2 ose 0.3 mije euro ne muaj :( une rrogen e kam fiks 2.6 qind euro ne muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?