Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Tashmë, ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit "Arena Kombëtare", por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.
Duke bërë një kërkim të thjeshtë tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në këtë zonë kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj. Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.
Mësohet se Basha është zhvendosur në javën e kaluar, e ndërsa me ardhjen e tij në këtë zonë janë rritur masat e sigurisë. Ky kompleks është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar nga PD-ja si oligark pranë PS-së.
Në reagimin zyrtar, PD-ja konfirmon se Basha është zhvendosur me shtëpi në “Long Hill”, por thotë se është e përkoheshme për shkak se shtëpia e tij i është dëmtuar nga tërmeti.
"Ne disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohesisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetem nuk ka pishine, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria", njofton PD.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
JA PRISHUR SHTEPIA NGA TERMETI ,DERGOJENI NE DURRES TEK KAVALISHENCA E USHTRISE SE GJYNAH TE HAJE E TE FLEJE GRADIS NGA EMERGJENCAT E SHTETIT
PërgjigjuLali ti sikur na the ka bere shtesa pa leje.Ky mire qe mbajti shtesat por i paske dhene leje dhe per ndonje shtese tjeter.Sa shpejt ju del leja ketyre mor aman.Rilindja dhe rivdekja kur kane halle merren vesh shume mire.
PërgjigjuO taipi po ku i gjeni kto shuma mer burri dheut.5 milion euro.i keni bo milionat sikur me qene arra
PërgjigjuShum mir meqe i eshte demtuar shtepia te bej kerkes per demshperblim tek Erion Veliaj.
PërgjigjuBASHA duhet te burgoset qe Po jeton ne nje vile oligarkesh vetem rama duhet te jetojne ne Luks ne rezidencen e TIJE 5 miljon euroshe
Përgjigjudiplomë e rreme, gruaja e tij nga një super mashtrim i ndërmarrjes VEFA.Kërkuesit (Isufi): L.Basha një gënjeshtar dhe mashtrues edhe me Bechtel, autostradë. wikeleaks, mafiozë partnerë
SA ME shpejt spaku,,,,dhe keto vila do kalojne nen pronesine e shtetit,,,ashtu sic kaluan dhe vilat e byroisteve ne bllok,....
PërgjigjuDUHET T'JA KETE DHENE MAMAJA PARATE EDHE LULIT,,,NGA KURSIMET E SAJ GJATE PUNES NE KOHEN E KOMUNIZMIT,,,ATEHERE KURSEHESHIN SHUME PARATE,,,NA E TREGOI ERION VELIAJ KETE...///
PërgjigjuPupuuu ku paska vajt aty ku ska ngel zhulaq pa marr vile...ata qe kan lek jetojne ne privatsi jo aty me llumin e shqiperis
PërgjigjuPo vuan per kete popull i shkreti...!
PërgjigjuO Rrac e keqe po jeni njerez a ca jeni o kafsh komentusa po pse ska te drejt Lul Basha te marri shpi me qera ose vil a ku di un po merruni me ceshtje me te rendesishme shihni sinpo behet Shqiperis si Turqi ate shihni o injoranter
PërgjigjuShqiptaret kane te drejte te kerkojne dhe te dine se kush do i drejtoje ne vitet ardhshme. Basha nqs do te drejtoje ate vend shume mire por ama te jete transparent. Tung
O Lulash ti qenke Kar i gjithi. Hahaha. Po behet Shqiperia si Turqia. Hahaha. Ti do edhe 100 vjet te behesh si Turqia o Kar me nyje.
Gjynaf i shkreti i duhet nje shtepi e mire .. se per popullin mendon ky ...
PërgjigjuMund ja kete dhuruar i vellai me kursimet e tija! Siç po ndodhe me prokuroret & gjykatesit qe jua bojne dhurate familjaret,ndersa vllau me vellane vriten per 1 meter toke, keto jane politikanet dhe drejtesia jone qe kane vila gjth andej nga dhuratat e familjareve. Te hetohet ky bir kur** ku i mori parate,e shtepise,lobimit ne SHBA dhe vilen ne Holande,se ky hajdut mund te kete dhe ne shtete te tjera.
PërgjigjuPO ky nuk hetohet ky i ka gjetur leket? Keto jane plehrat dhe hajdutet qe votohen ne Shqiperi . Mesoni dhe mos i votoni me!
PërgjigjuNjeher me qira e pastaj ...
Leket i gjeti ne Strasburg or pall