Kuçovë, 58-vjeçari hipën në platfromën e një pusi nafte dhe kërcënon se do të hidhet pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia

28 Qershor 2021, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2021-06-28 14:27:31

Një 58-vjeçar në Kuçovë ka hipur në platfromën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bush, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënon me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.