Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos! Autori i arrestuar më parë për drogë (EMRAT)

18 Maj, 21:40 | Përditesimi: 18 Maj, 21:40

Një polic është plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Kutalli, pasi personi që po shoqërohej drejt Komisariatit të Kuçovës i mori armën dhe e qëlloi. I dyshuari është i njohur për precedentë në fushën e narkotikëve. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u neutralizua dhe u arrestua.

    A.M/Shqiptarja.com