'Kujdes, keni kontrolle...'/ Grup në ‘Telegram’ për ‘t’ia hedhur’ Rrugores! 1026 persona komunikojnë ‘rrezikun’ për postblloqet dhe radarët e policisë

9 Korrik 2022, 12:04

Një grup është ngritur në aplikacionin e mesazheve “Telegram” i cili shërben për të njoftuar shoferët për praninë e radarëve dhe makinave inteligjente në rrugë. Grupi ka më shumë se 1000 mijë anëtarë shoferë, të cilët në çdo moment të ditës njoftojnë njëri-tjetrin për rrezikun e gjobës për shkak të shpejtësisë.