Kukës/ Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

22 Korrik, 21:31 | Përditesimi: 22 Korrik, 21:31

Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz, në njësinë administrative Ujmisht të Kukësit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit.

I.M/Shqiptarja.com