Kukësi rrezikon rënien, merr 1 pikë me Teutën! Trajneri Rrahmani: Lojtarët janë në tension nga drejtuesit

30 Prill 2023, 18:32

Kukësi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola me Teutën në javën e 32 të Superligës, duke vijuar të rrezikojë më shumë rënien nga Superliga për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në ‘Kukës Arena’ verilindorët provuan me çdo kusht të fitonin 90 minutat e mbyllën 0-0. Kjo bëri që Kukësi të vijojë të renditet në vendin e 8 me 37 pikë dhe nëse kampionati mbaron këtu duhet të bëjë ‘play-off’ për të qëndruar. Gjithsesi është vetëm 1 pikë më pak se Erzeni i vendit të shtatë.