Kulluri në Report Tv: Basha u zgjodh në krye të PD me vota të vjedhura! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Nuk shkoj në asnjë Kuvend

3 Dhjetor 2021, 18:33

Teksa ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së edhe pse kjo parti nuk ka hapur proces zgjedhor, Kulluri tha në Report Tv se votëbesimi që iu bë Bashës në korrik të 2021 ishte i manipuluar. Edvin Kulluri tha se Basha vodhi votat për tu rizgjedhur në krye të PD, por sipas tij shumica e delegatëve kanë kuptuar se partia është e humbur me një lider të tillë.