Teksa kontrollet me dron për evidentimin dhe “goditjen” e kultivimit të bimëve narkotike vazhdojnë, policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona.
Të arrestuarit Serdjan Barjamaj dhe Besmir Zotaj u kapën gjatë një kontrolli, teksa po kultivonin kanabis, në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

















