Kultivuan lëndë narkotike në një pronë publike, arrestohen babë e bir në Krujë

28 Korrik 2021, 15:35

DURRËS- Babë e bir janë arrestuar në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Luan Loci, 46 vjeç dhe K. Loci, 17 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.