Kumbaro në Report Tv: Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën! Plani i menaxhimit përfundon në dhjetor

1 Nëntor 2022, 18:27 | Përditesimi i fundit: 2022-11-01 20:33:51

“Në janar synojmë të propozojmë statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën.” Kështu bëri me dije ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv duke thënë se deri në fund të dhjetorit pritet të përfundohet plani i menaxhimit dhe i zhvillimit në të gjithë Luginën e Vjosës.