'Kundër Skënderbeut rikthehemi te fitoret', te Tirana optimistë! Memelli: Me tifozët në krahë mendojmë për 3 pikët

26 Nëntor 2021, 15:12

Të shtunën Tirana do kërkojë të rikthehet të fitoret në Superligës pas disfatës me Kukësin, që i shkaktoi humbjen e parë në kampionat. Për bardheblutë gjithsesi nuk do jetë aspak e thjeshtë pasi Skënderbeu që renditet i parafundit ka zhvilluar paraqitje pozitive në javët e fundit.

“Skënderbeu është paraqitur mirë në javët e fundit ndaj kundërshtarëve, por ne vijmë pas një humbje me Kukësin dhe besojmë se do japim maksimumin për t’u kthyer te fitoret,”-deklaron Erbim Fagu, zv/trajner i Tiranës.