Kundërshton policinë, efektivët shoqërojnë administratoren e një lokali në Lungomare

18 Korrik 2021, 23:01 | Përditesimi: 19 Korrik 2021, 05:39

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në Lungomare në Vlorë, pak pas protestës së biznesve, ku në shenjë simbolike vendosën të luanin të gjithë së bashku Himnin Kombëtar.

Disa prej pronarëve kanë refuzuar që të fikin muzikën, në lokalet e tyre duke u përplasur kështu edhe më efektivët e policisë. Ndërkohë që ka pasur edhe të shoqëruar, për kundërshtim të zbatimit të masave anti-COVID. Siç shihet nga pamjet është është shoqëruar në polici, administratorja e një lokali në Lungomare.

LR/Shqiptarja.com