Kungull me vezë në furrë nga zonja Vjollca

7 Qershor 2021, 12:15

Kungull me vezë në furrë

Përbërësit:

1 kg kungull të njomë

1 qepë

3-4 kokrra vezë

2 thelpi hudhër

1 filxhan çaji kos

1 lugë kafe trumzë e thatë

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle vaj

1 lugë gjelle gjalp

djath që shkrin 100 gr

Përgatitja:

Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe 1/2 lugë gjalp dhe kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet e të bëhet transparante. Presim kungujt në feta rrumbullake në trashësi 0.3 cmm. Lyejmë tavën me pak gjalp. Vendosdim fetat e kungullit njëra pas tjetrës ( si vendosja e tjegullave I spërkatim me shumë pak kripë, piper të zi, trumzë të thatë.

Shpërndajmë mbi kungujt, qepën të gatuar, trumzë. Në një tas vendosim vezët e plota, kosin, hudhrat e grria hollë, kripë, piper, trumzë I përziejmë mirë sëbashku dhe e shpërndajmë mirë mbi të gjtihë sipërfaqen e kungullit. E mbulojmë tepsinë fillimisht në letër pjekje e më pas në letër alumini. E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius pë 20 minuta më pas e nxjerrim tavën,  grijmë pak djath të butë dhe e vendosim përsëri në furrë për 7-8 minuta deri sa djathi të shkrijë.