Kupa e Mbretit ndez Madridin, sonte Real-Atletico! Statistikat parashikojnë shtesë, ndeshja speciale për Vinicius

26 Janar 2023, 16:24

Pas gati dy muajsh Real Madrid rikthehet sonte në stadiumin ‘Bernabeu’ për të luajtur derbin me Atleticon për Kupën e Mbretit. Ndeshja pritet të jetë shumë e dyluftuar dhe njëkohësisht e tensionuar, ndërsa statistikat thonë se me shumë mundësi nuk do ketë fitues brenda 90 minutave.