Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër çiftet çerekfinaliste, Tirana gjen Teutën! Partizani me Kukësin

31 Janar, 13:46

TIRANË - Turneu i Kupës së Shqipërisë mësoi këtë të mërkurë katër çiftet çerekfinaliste. Duke nisur nga ora 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, tetë skuadra të ndara në dy vazo ishin në ethet e goglave të shortit. 

Në këtë fazë, Erzeni luan me Vllazninë, Teuta me Tiranën, Laçi me Egnatian dhe Kukësi me Partizanin. Duelet e para do luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 5 dhe 6 mars. Ndryshe nga turet e mëparshme në kompeticonin e Kupës, faza e 1/4 do jetë me sistemin vajtje-ardhje.

Trofeu i Kupës është i rëndësishëm në garën për në zonën evropiane, pasi fituesi i turneut e ka një vend të sigurt në ndeshjet evropiane verën që vjen, çka do të thotë të ardhura në arkat e klubeve.