Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë

17 Janar, 16:33

Janë mësuar këtë të premte katër çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll.

Në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në Tiranë, FSHF organizoi shortin që rezultoi me disa ndeshje interesante. Bien në sy duelet Laçi - Partizani dhe AF Elbasani - Vllaznia. Ndërkohë kampionët në fuqi të Egnatias do përballen me Bylisin, ndërsa Dinamo gjen Skënderbeun.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.