Tirana dhe Bylis luajnë sot në orën 13:00 për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Përballja do zhvillohet në stadiumin e Vorës dhe kjo fazë është me një takim, teksa skuadrat do kërkojnë një biletë për në çerekfinale.
Te Tirana situata është kritike pasi ekipi më i titulluar në vend nuk i ka punët mirë në Superligë dhe ndodhet në zonën e ftohtë, duke humbur edhe ndeshjen e fundit 2-1 në Shkodër me Vllazninë.
Para ndeshjes së Kupës trajneri Gugash Magani tha se presioni te Tirana është shumë i madh dhe dëshiron mos bëhen të njëjtat gabime.