Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira

14 Mars 2023, 18:33

Me një barazim kundër Kastriotit në ndeshjen e kthimit Tirana ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në katër më të mirat ka kaluar edhe Teuta pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Kukësit. Ndërkohë të mërkurën me interes pritet Partizani-Vllaznia, pasi të kuqtë kërkojnë përmbysjen e humbjes 3-1.