'Kupola drejtuese bëri një maskaradë absurde me biletat', Fation Baze në Report TV: FSHF s'i nxori fare në shitje, të hetojë prokuroria

18 Shtator 2023, 13:19

Biletat e Kombëtares, kjo është tema që ka prekur se fundmi tifozët kuqezinj. Interesi i lartë për sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, e cila zhvillohet në 12 tetor në Tiranë, ka bërë që tifozët të dilnin të zhgënjyer për menaxhimin e biletave.