Kur kukullat të jetojnë në shpirt! 40 vjet në Teatër, Shegushe Bebeti me personazhet e përrallave te “Pallatet Agimi”

15 Mars, 13:46

Në galerinë "Zenit" pranë "Pallateve Agimi", Shegushe Bebeti ekspozon "Artin e riciklimit të sjellë në kukulla”. 

“40 vjet në Teatrin e Kukullave, kam parë personazhe, skenografi, objekte të realizuara. Dhe, detyrimisht ato do të ngelen në memorie, dhe kanë qenë edhe si nxitje për të realizuar të tjerat”, shprehet artistja Shegushe Bebeti.

4 dekada punë në Teatrin e Kukullave, u ka dhënë jetë personazheve më të dashur për fëmijët. Një çerek shekulli me "Pinokun", ka dhuruar ëndrra me "Bardhoshen", "Kokë arrën" e dhjetëra role të tjera.