'Kur talenti të ndihmon të kapërcesh sfidat e shëndetit', iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në tru, muzikanti në Itali i bie saksofonit gjatë 9 orëve operacion

16 Tetor 2022, 18:19 | Përditesimi i fundit: 2022-10-16 22:51:15

Një muzikantit në Romë iu hoq një tumor në tru këtë javë në një operacion 9-orësh që ai e kaloi jo vetëm zgjuar dhe plotësisht i vetëdijshëm, por duke luajtur saksofonin e tij. Pacienti 35-vjeçar iu nënshtrua procedurës në Spitalin Ndërkombëtar Paideia të Romës të hënën dhe u lirua herët në mëngjes të së enjtes.