Kurbin/ Dhunuan pronarin dhe i grabitën 150 mijë lekë në banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim

23 Shkurt 2022, 11:45

Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij.  3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku ka qenë vetë pronari i dhunuar që ka denoncuar  në polici.