Kurthi i policisë për zbulimin e bazës së armatimit në Shkallnur të Durrësit

9 Mars, 13:33

Policia kishte ngritur kurth për të zbuluar bazën e armatimeve në Shkallnur të Durrës. Një efektiv policie ka organizuar një blerje të simuluar të armëve. Pasi është rënë dakord është caktuar dhe ora dhe vendi se ku do të bëhej blerja. Pikërisht në momentin e shkëmbimit është bërë ndërhyrja për arresimin e autorëve.

Më parë policia kishte marrë informacion në rrugë operative për aktivitetin kriminal. Skema, është e njëjta me atë të përdorur dhe më parë për kapjen e personave që trafikonin mina me telekomandë dhe lëndë plasëse. Në pranga ranë Hekuran Troplini dhe Emilajno Pasho, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Artur Korriku

S.G/Shqiptarja.com

  •