Kurti flet pas takimit me Merkel: Procesi i Berlinit, i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian, s'ka nevojë për nisma të tjera! I përgjigjet Ramës: S'di për çfarë teorie konspiracioni bëhet fjalë

14 Shtator 2021, 17:12 | Përditesimi i fundit: 2021-09-14 18:28:54

'Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera", kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t'i bashkohet nismës "Ballkani i Hapur".  Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.