Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.
Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa marrëveshje për punonjësit.