Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri në Fier! Pamjet e makinave luksoze

13 Qershor, 12:46

Fier- Mijëra hektarë tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë më parë (12 qershor) me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit, mësohet se janë në pronësi të 36- vjeçarit Arbër Muça.