Kush është bashkëpunëtori i 6-të në vrasjen e Gentjan Bejtjas? Gazetarja: Njoftoi autorët

21 Mars, 22:57

Një person i gjashtë duket se del i përfshirë në skemën e atentatit të Gentian Bejtjas. Gazetarja Glidona Daci në emisionin "Frontline" në Report Tv tha se dyshohet se katër autorët u informuan nga një person për lëvizjet e Bejtjas. Bashkë me Ilir Beqarajn që ishte transportuesi i 4 atentatorëve, bashkë me informatorin shkon në gjashtë deri tani numri i të përfshirëve në atentat.