Kush është Fatos Tushe, në dhjetor të 2019 iu hodh granatë në zyrën e Bashkisë ku u plagos bashkë me sekretaren

6 Korrik 2021, 13:32 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 13:32

Fatos Tushe drejton bashkinë e Lushnjes prej 3 mandatesh. Ai u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit 2019, pasi iu bë atentat. Teksa ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancet e vitit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i është bërë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Tushe dhe Qalliu janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa më pas kryebashkiaku ka lënë spitalin. Shkak ka qenë pushimi i Saraçit nga puna.

r.k./Shqiptarja.com