Kush është Yevgeny Prigozhin, ish-kuzhinieri i Putin që synon të rrëzojë kreun e Kremlinit?

24 Qershor 2023, 14:30

Miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, ka operuar kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera.  Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes. Deklarimet e tij të shpeshta e kritikat e ashpra, kanë nxitur disa të spekulojnë se ai ka ambicie politike, që mund të përfshijnë edhe sfidimin e presidentit rus, Vladimir Putin.