Kush fiton më 11 Maj? SPAK 'survejon' politikën në zgjedhje

14 Mars, 08:37

Rama mbetet sigura më frymëzuese për qytetarët, të cilët do i besonin mandatin e katër më 11 maj me 50.5% të votave. Sondazhi i Piepolit tregon një rënie të besueshmërisë te Berisha dhe PD, ndërsa "Shqipëria Madhështore" del forcë e dytë me 39% të votave. Sipas të anketuarve, injorimi që Berisha i bëri procesit të Primareve dhe listat e mbyllura ulën kredibilitetin e PD te elektorati.