Kush ishin djemtë e guximshëm të grupit të pare shqiptar Grupi “MATURA ‘72

13 Dhjetor 2022, 18:28

Ata ishin 6 gjimnazistë, vetëm 17 – 18-vjeçar, që i dhanë jetë grupit “Matura ‘72” : Leonard Agora (solist-këngëtar), Paulin Shkjezi-(kitarist-këngëtar), Agron Kaiku (baterist), Kristaq Gjokrushi (kitarist këngëtar), Vangjel Toçe (sistër-solist) dhe Kujtim Spahiu (kitarist-solist), të gjithë maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” (vetëm Spahiu nxënës tek “Dëshmorët e Lirisë”). Ndonëse pati jehonë e fillim të bujshëm, gjithçka u mbyll në një kohë të shkurtër, nga tetori i 1971-sit kur u krijua, deri në shkurt të 1973-shit, gjithsej 15 muaj aktivitet. “Matura 72’” konsideroheshin për kohën si “The Beatles” shqiptar. “Në Esencë” tre prej anëtarëve të grupit erdhën për të kujtuar kohën kur çonin përpara ëndrrat e tyre,këndonin këngë dashurie nëpër pisha që të mos i pikaste njeri. Agron Kaiku, Vangjel Toçe, Kristaq Gjokrushi ndanë në program kujtime dhe eksperienca të atyre viteve.