Kush janë më të lumtur beqarët apo të martuarit?Ja çfarë thonë studimet e fundit

5 Tetor 2021, 13:08 | Përditesimi: 5 Tetor 2021, 13:16

Të martuar apo beqarë është një ndër debatet më të shpeshta që ndodh jo vetëm në shoqërinë tonë por kudo në botë. Ndërsa martesa shpesh konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Pjesa më e madhe duke u përpjekur të shmangin përgjegjësit zgjedhin të mos martohen dhe të shijojnë jetën beqarë.

Kampe nga të dyja anët tregojnë të mirat e të qënit beqarë ose të martuar.

Studimet psikologjike e sociale tregojnë se njerëzit e martuar janë mesatarisht më të lumtur se beqarët apo të divorcuarit.

Por kjo nuk do të thotë se automatikisht në të gjitha rastet dhe vetvetiu martesa sjell lumturinë.

Edhe sociologu gëzim Tushi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shprehet se  Mund të jete e kunderta me e vertete…Lumturia ka mundesi te shkaktoje martesen….

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” diskutuan mbi këtë temë sociologu Gëzim Tushi, publicistja Raina Kovaçi dhe psikologia Lenida Halilaj.

 

MC/Shqiptarja.com