‘Kush po e r*uan për urdhra’, Berisha i shmanget pyetjes për pjesëmarrjen e Leskajt në protestën për UÇK-në: S’ka pasur urdhër

20 Tetor 2025, 13:41 | Përditesimi: 20 Tetor 2025, 13:41

Kreu i PD, Sali Berisha iu shmang pyetjes së Report Tv mbi pjesëmarrjen e Bujar Leskajt në protestën për UÇK-në që u mbajt në Tiranë, duke thyer kështu vendimin politik të partisë. Pjesëmarrja e Leskajt mori vëmendje edhe për shkak të përgjigjes së tij kundrejt gazetarëve, kur u pyet pse e theu urdhrin dhe tha ‘Kush po e r*uan për urdhra’.

Por, Berisha iu shmang një komenti mbi pjesëmarrjen e Leksajt në protestë, duke thënë se nuk kishte urdhër që ndalonte pjesëmarrjen, ndonëse vetë Berisha kishte deklaruar më herët se bojkoti i protetsës ishte një vendim politik i PD, pasi nuk donin të shfaqeshin krah Ramës.

“Është trillim dhe shpifje ajo që thonë se ka pasur urdhër. Nuk ka pasur asnjë urdhër për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Duke mbështetur plotësisht kauzën e drejtë, luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UCK, unë kam shprehur të gjitha konsideratat. Dënoj manipulimin e tmerrshëm me këtë kauzë të Ramës dhe kujtdo tjetër. të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb”, tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com