‘Kush prek votën i pritet dora’, Zv. ministri i Brendshëm për Report Tv: Nuk ka nevojë për kërcënime, aktiviteti i policisë është vlerësuar në zgjedhje si i paanshëm dhe profesional

2 Mars 2021, 21:06

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, palët politike janë gjithnjë e më tepër në terren, ndërkohë që një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ka edhe Ministria e Brendshme.

I pyetur në lidhje me rolin që do të ketë Ministria e Brendshme për të garantuar një proces elektoral transparent dhe të ndershëm se përndryshe ‘kush prek votën sipas presidentit do t’i pritet dora’ zv, ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha se nuk ka nevojë për kërcënime pasi tashmë vit pas viti ka një traditë të konsoliduar për mirë në zhvillimin e zgjedhjeve.