Meta: Kush vjedh votën t'i pritet dora si në Mesjetë! Meqë dënimi me vdekje është i ndaluar

KORÇË- Presidenti Ilir Meta tha nga Korça se pas 25 prillit,  krimet më të mëdha dhe më të ndëshkuara për vendin tonë do të jenë prekja e Kushtetutës dhe e votës.

Madje arriti deri në një propozim ekstrem. 

“E gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet. Shqipëria do të jetë vend që ka shpresë, dhe jo e 5 oligarkëve. Që i marrin shpirtin këtij vendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të rritet borxhi publik dhe varfëria. Borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, por merret për PP, që nuk kanë asnjë çmim. Të ardhurat shkojnë poshtë. Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë. Meqë dënimin me vdekje e kemi të ndaluar.”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kthen ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Kuvendi nuk ka legjitimitet për Reforma Kushtetuese! I drejtohet 'Venecias' me kërkesën e Bashës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë