Kushi: Buxhet shtesë 160 milionë lekë për Federatat dhe sportistët elitarë

18 Maj 2022, 13:41

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi bëri të ditur se, qeveria miratoi sot një mbështetje financiare shtesë për sektorin e sportit, një buxhet prej 160 milionë lekë i adresohet federatave sportive dhe sportistëve elitarë”.

“Qëllimi këtij vendimi është që të garantohet vazhdimësia e aktivitetit sportiv nga federatat sportive, pasi buxheti fillestar i akorduar ishte i pamjaftueshëm për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre që të marrin pjesë në kampionate qofshin Ballkanike, Europiane apo Botërore. Me këtë shtesë fondesh shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohet, apo të cenohej imazhi i sportit shqiptarë në arenën ndërkombëtare.  Nëpërmjet kësaj shtese buxhetore ne mundësojmë që nga nesër të shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë që synojmë mbështetjen e kampionateve europiane në Shqipëri, siç është ai i peshëngritjes që do të zhvillohet në Tiranë”, deklaroi Kushi.