Kushi në Report Tv: Nga viti i ardhshëm akademik regjistrimi i nxënësve online! Do garantohet marrja e dëftesës përmes e-Albania

14 Janar 2022, 19:50

Në një intervistë për emisionin 'Studio Live'  në Report Tv, Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se nga viti i ardhshëm regjistrimi i nxënësve në shkolla do të bëhet online. Ndërkohë regjistrimi online është zbatuar këtë vit shkollor për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta. Kushi tha se do garantohet marrja e dëftesave online.