Kushtoi 1 milionë euro, pamja e re e 'Torrës Veneciane' në Durrës! Pas restaurimit kthehet në qendër dixhitale

1 Shkurt, 17:05

Katër objekte arkeologjike janë restauruar në Durrës, pas dëmeve që pësuan nga tërmeti. Mes tyre është Torra Veneciane në qendër të qytetit e cila kushtoi plot 1 milionë euro. Alban Ramohito, Drejtori i Kulturës në Durrës bën me dije se Torra Veneciane tashmë sherben si qendër dixhitale për informimin e turistëve.