Kushtoi 100 milionë lekë, për 6 muaj çahet asfalti! Dëmtohet rruga e Njësisë Luftijnë në Memaliaj, banorët: Kompania ‘Alb-Star’ punime pa cilësi

2 Prill 2021, 16:11

Rruga e Luftinjës në Memaliaj e rikonstruktuar 6 muaj më parë është dëmtuar plotësisht për shkak të punimeve pa cilësi të kompanisë "Alb-Star". Financues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili deklaron se janë konstatuar disa probleme që do të riparohen nga kompania private. Ndjekim shqetësimet e banorëve për aks 15 kilometra që kushtoi  100 milionë lek dhe u ndërtua pa asnjë standard