Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, Çoçoli: Investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para

30 Prill, 14:51 | Përditesimi: 30 Prill, 14:51

Dy ditë më parë vendi ynë dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ theksoi se edhe pse memorandumi është për 20 vjet, investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para.

Për këtë investim madhor Çoçoli nënvizoi se Mali i Zi e ka kërkuar prej kohësh, por që Amerika nuk ka pranuar.

A.A/Shqiptarja.com