Videot në TikTok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani e cila shfaqej duke 'sfiluar' në zyrë, kanë krijuar debate në Kuvend. Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi në fjalën e tij i është drejtuar inspektorit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, duke thënë se si gjyqtarja e Elbasanit janë rreth 50 përqind e atyre që punojnë në sistemin e drejtësisë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është vetëm Kapedani, por janë dhe 13 gjygjatare të tjera me fryrje buzësh e parakolpesh që kanë publikuar video në Tik Tik, nga Katari, Dubai dhe që sipas tij shpenzojnë 30-40 mijë euro kosto për "botoks".
Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke komentuar deklaratat e bëra nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë. Balla e ka cilësuar raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend një raportim model. Duke folur për autoritetin e dosjeve të ish-sigurimit, ngritjen e këtij institucioni, e ka quajtur një arritje të madhe. Ndërsa risjell në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ishte i qartë.
Në fund Kuvendi votoi për çështjet e shqyrtuara ne seancën plenare, ku mes tyre ishin projekt rezoluta për vlerësimin e punës së zyrës së ILD për 2020;projektrezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së autoritetit për informimi mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit për vitin 2020.


















