Kuvend/ Çuçi: Në 2021 më pak vrasje me dashje! Salianji: Ervis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli

6 Tetor 2022, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2022-10-06 19:04:03

Në interpelancën me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, deputeti i PD Ervin Salianji akuzoi se Policia e Shtetit e kishte lajmëruar të shumëkërkuarin Ervin Martinajn 5 minuta para operacionit që të largohej nga hoteli. Çuçi nuk dha asnjë përgjigje, por vijoi të fliste me shifrat që kishte në letër, ku  tha se në qeverisjen e Ramës janë ulur vrasjet me dashje.