Kuvend/ Rama, i prerë me opozitën: Kurrë më negociator të huaj për krizat që i krijojmë vetë! Shqipëria bëri historinë, e para në botë për numrin e grave në qeveri

16 Shtator 2021, 13:17

Kryeministri Rama nuk e fshehu krenarinë për faktin se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.