Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re! Largimi i Nishanit dhe Harxhit cënon rëndë imazhin! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën

19 Korrik 2021, 19:11

Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim