Kuvendi i Rithemelimit, gazetarja e Report Tv: Do të miratohet një rezolutë me tezat e Berishës ndaj organeve të drejtësisë

30 Nëntor 2023, 22:20

Mes detajeve të dhëna mbi Kuvendin e Rithemelimit që do mbahet në 2 dhjetor për votëbesimin e Berishës si kryetar, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbuloi se përveç votimit të fshehtë, në Kuvend, Këshilli Kombëtar do të miratojë një rezolutë me tezat e Berishës për organet e drejtësisë.