'Kuvendi Kombëtar teatër absurd', Nishani: Rama ka 8 vjet që i fut një shpullë Bashës, ky i kthen faqen tjetër! Mision të shpëtojmë PD

19 Korrik 2021, 14:03

Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Teatër absurd, e nisur nga kjo e sheh si një mision urgjent shpëtim e partisë nga “kthetrat” e Lulzim Bashës. Bujar Nishani është renditur në listën e zërave kritik kundër lidershipit Basha, mirëpo pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të, ai ka folur me tone edhe më të ashpra duke drejtuar gishtin drejtpërdrejtë nga kryedemokrati.