Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 qershor ditën e mërkurë, në orën 10:00. Vendimi u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen ku u diskutua për votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, që u miratua më 28 maj.
Kreu i grupit Parlamnetar i PS Taulant Balla, tha se mazhoranca do të marrë kohën e duhur për të shqyrtuar raportin, ndërsa theksoi se nevoja për shkarkimin e presidentit është për të çliruar institucionin nga pengmarrja. Pas 9 qershorit Balla tha se mazhoranca nuk ka ardhur me qëllim që të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Ndërsa në fund, dha edhe një koment të shkurtër për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngërçin institucional mbi emërimin dhe shkarkimin e ministrave.




